Transmetuar më 20-06-2026, 16:10

TIRANË – Një autokolonë me qytetarë shqiptarë nga diaspora ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të protestës së paralajmëruar kundër qeverisë.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, automjetet kanë hyrë në kryeqytet të shoqëruara me flamuj kombëtarë, ndërsa pjesëmarrësit janë bërë pjesë e grumbullimeve të organizuara për protestën e thirrur gjatë ditës së sotme.

Protesta është drejtuar kundër qeverisë së kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa organizatorët kanë deklaruar pjesëmarrje të qytetarëve nga Shqipëria dhe diaspora.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende të dhëna zyrtare mbi numrin e pjesëmarrësve apo ecurinë e tubimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit