

VLORË – Një vatër zjarri është shfaqur këtë të shtunë në zonën e Karaburunit, duke shkaktuar përhapje të tymit të dendur përgjatë vijës bregdetare dhe duke u bërë e dukshme edhe nga deti.
Sipas pamjeve të siguruara nga qytetarët, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në shpatet e zonës, ndërsa tymi është përhapur në një hapësirë të gjerë, duke tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe banorëve të zonës.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar lidhur me përmasat e sipërfaqes së përfshirë nga zjarri apo mbi ndërhyrjen e strukturave të emergjencës.
Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme mbi situatën dhe masat e marra për vënien nën kontroll të flakëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






