Transmetuar më 20-06-2026, 15:04

REPUBLIKA DOMENIKANE – Një zjarr i madh ka përfshirë një resort luksoz në zonën turistike të Bayahibe, në juglindje të vendit, duke shkaktuar vdekjen e një turisti italian dhe evakuimin e rreth 1,700 vizitorëve.

Ngjarja ndodhi në resortin Viva Dominicus Beach by Wyndham, ku flakët përfshinë disa struktura pranë vijës bregdetare. Sipas autoriteteve lokale të emergjencave, zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe materialet e ndezshme të përdorura në një pjesë të çative të kompleksit.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë ndërtesa të përfshira nga flakët dhe shtëllunga të mëdha tymi, ndërsa ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të izoluar vatrat e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në strukturat përreth.

Autoritetet bëjnë me dije se një pjesë e madhe e resortit është evakuuar në mënyrë të organizuar, ndërsa një tjetër kompleks i afërt, Viva Wyndham Dominicus Palace, nuk është prekur nga zjarri dhe vijon funksionimin normal.

Hetimet për shkaqet e zjarrit janë në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për vlerësimin e dëmeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit