Transmetuar më 20-06-2026, 13:38

MALËSI E MADHE – Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Malësisë së Madhe ka çuar në zbulimin dhe asgjësimin e 306 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, si dhe në arrestimin e dy personave të dyshuar për kultivimin e tyre.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, operacioni i koduar “Flagranca” u zhvillua në fshatin Ivanaj, pas hetimeve intensive dhe përdorimit të metodave proaktive të hetimit.

Gjatë kontrolleve në terren, efektivët konstatuan një parcelë ku ishin kultivuar 306 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa. Bimët u sekuestruan dhe më pas u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në flagrancë u arrestuan shtetasit me iniciale N. Z., 40 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, dhe K. P., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Sipas policisë, të dy dyshohen si autorë të kultivimit të lëndëve narkotike.

Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet dhe operacionet kundër kultivimit të bimëve narkotike do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për hetime dhe veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit