Transmetuar më 20-06-2026, 11:49

FIER, 20 Qershor 2026 – Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një shtetas 21-vjeçar ka mbetur i dëmtuar rëndë gjatë kryerjes së procesit të punës në një firmë të riciklimit të mbetjeve. Si pasojë e ngjarjes, strukturat e Policisë Shtetit kanë vënë në pranga administratorin e subjektit privat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit me iniciale N. H., 38 vjeç, me detyrë administrator i ndërmarrjes. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Nga verifikimet dhe hetimet paraprake të kryera në vendngjarje, rezulton se punonjësi i identifikuar me inicialet D. R., 21 vjeç, ka pësuar dëmtime të rënda fizike që kanë çuar në gjymtimin e tij gjatë operimit me makineritë e riciklimit. Burime spitalore konfirmojnë se i riu aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve procedurale në bashkëpunim me inspektoratin e punës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, respektimin e protokolleve të sigurisë teknike në ambientet e biznesit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e plota ligjore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit