

Horoskopi i Paolo Fox për 20 Qershor 2026: Dashuria, puna dhe fati për 6 shenjat e para
Dashi
Po hyni në një periudhë përgatitore për një gjysmën e dytë të vitit që premton shumë. Megjithatë, mund të ndiheni të shqetësuar nga disa situata ose njerëz që nuk ju kuptojnë.
Paolo Fox paralajmëron se të hënën dhe të martën mund të përballeni me debate ose kundërshtime nga persona që përpiqen të pengojnë planet tuaja. Mos reagoni me nervozizëm. Ruani qetësinë dhe vazhdoni përpara.
Kjo periudhë do t’ju ndihmojë të kuptoni se kush ju mbështet sinqerisht dhe kush është thjesht pengesë në rrugën tuaj.
Këshilla e ditës: Mos humbni energji me provokime. Fokusohuni te objektivat tuaja.
Demi
Kohët e fundit mund të ndiheni më të lodhur fizikisht se zakonisht. Marsi ka sjellë stres dhe disa shqetësime të vogla që kërkojnë më shumë kujdes për shëndetin.
Megjithatë, fundjava është shumë pozitive për marrëdhëniet. Miqtë, familja dhe njerëzit që ju rrethojnë ju japin energji dhe mbështetje.
Ata që janë beqarë ose kanë kaluar një ndarje nuk ndihen ende gati për dashuri, por korriku premton ndryshime interesante dhe njohje të reja.
Këshilla e ditës: Pushoni më shumë dhe vlerësoni njerëzit që ju qëndrojnë pranë.
Binjakët
Qielli ju favorizon dhe nuk ju lë asnjë moment të qetë. Jeni të zënë me shumë angazhime, ndërsa disa çështje familjare ose personale kërkojnë vëmendjen tuaj.
Në dashuri duhet të tregoheni të kujdesshëm. Nëse ka pasur tensione ose mosmarrëveshje me partnerin, fundjava nuk është momenti i duhur për debate.
Mungesa e durimit mund të krijojë probleme të panevojshme. Flisni me qetësi dhe shmangni reagimet impulsive.
Këshilla e ditës: Mos lejoni që stresi i punës të ndikojë në marrëdhëniet personale.
Gaforrja
Dielli hyn në shenjën tuaj më 21 qershor dhe kjo sjell energji të reja. Ndiheni më të motivuar, më ambiciozë dhe më të gatshëm për të dalë në pah.
Fundjava favorizon dashurinë, projektet e reja dhe planet për të ardhmen. Shumë nga nismat që keni nisur së fundmi do të japin rezultatet e para javën e ardhshme.
Po hyni në një fazë rritjeje si në jetën personale ashtu edhe në karrierë.
Këshilla e ditës: Besoni te vetja. Një periudhë shumë pozitive sapo po fillon.
Luani
Dashuria është në qendër të vëmendjes falë Venusit në shenjën tuaj. Jeni më tërheqës, më karizmatikë dhe më të sigurt në vetvete.
Është momenti të lini pas zhgënjimet dhe historitë që nuk funksionuan. Tani duhet të hapeni ndaj mundësive të reja.
Ata që janë në çift mund ta bëjnë lidhjen më serioze, ndërsa beqarët kanë mundësi të shumta për njohje interesante.
Edhe puna po hyn në një periudhë shumë të favorshme, pasi Jupiteri po përgatit mundësi të reja për karrierën dhe projektet afatgjata.
Këshilla e ditës: Mos jetoni me të kaluarën. E ardhmja premton shumë më tepër.
Virgjëresha
Luna në shenjën tuaj ju bën protagonistë të kësaj fundjave. Keni dëshirë të përjetoni emocione të reja dhe të afroheni më shumë me njerëzit që doni.
Ata që janë në një lidhje duhet ta mbrojnë dhe ta forcojnë atë. Ndërsa beqarët duhet të shikojnë me optimizëm drejt së ardhmes.
Muajin tjetër Venusi hyn në shenjën tuaj dhe sjell një periudhë shumë të favorshme për dashurinë, miqësitë dhe njohjet e reja.
Marrëdhëniet që lindin tani kanë potencial të rëndësishëm për të ardhmen.
Këshilla e ditës: Hapuni ndaj njerëzve të rinj. Një njohje mund të kthehet në diçka shumë të rëndësishme.
Peshorja
Po kaloni ditë pritjeje dhe shumë prej jush po presin momentin e duhur për të bërë një hap të rëndësishëm ose për të paraqitur një propozim.
Ata që kanë kaluar muaj të vështirë dhe të mbushur me pasiguri po afrohen drejt një kthese të rëndësishme. Edhe pse lodhja dhe tensionet e së kaluarës ende ndihen, situata po fillon të përmirësohet.
Në punë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me partnerët, bashkëpunëtorët dhe personat që zgjidhni të keni pranë. Jo të gjithë meritojnë besim.
Në dashuri rikthehen mundësi interesante për ata që duan të ndërtojnë diçka serioze dhe afatgjatë.
Këshilla e ditës: Besoni më shumë instinktit kur zgjidhni njerëzit me të cilët bashkëpunoni.
Akrepi
Qershori ka qenë një muaj shumë i mirë për punën dhe karrierën. Projekte të reja, marrëveshje dhe bashkëpunime po ecin në drejtimin e duhur.
Megjithatë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për jetën sentimentale. Angazhimet e shumta kanë lënë më pak kohë për partnerin ose familjen.
Fundjava është momenti ideal për të rikuperuar kohën e humbur dhe për t’u kushtuar më shumë vëmendje njerëzve që kanë rëndësi për ju.
Një gjest i vogël ose pak më shumë kohë e kaluar me personat e dashur mund të përmirësojë ndjeshëm marrëdhëniet.
Këshilla e ditës: Mos e lini suksesin profesional të largojë vëmendjen nga dashuria.
Shigjetari
Energjia e kësaj periudhe po ju shtyn të hiqni dorë nga gjithçka që nuk ju intereson më.
Sa më shumë afrohet korriku, aq më e fortë bëhet dëshira për ndryshim. Situatat e vjetra, marrëdhëniet e lodhura ose aktivitetet që nuk ju motivojnë më po humbasin rëndësinë.
Natyra juaj rebele dhe dëshira për liri po bëhen edhe më të forta. Megjithatë, Paolo Fox këshillon të mos merrni vendime të nxituara.
Disa zgjedhje kërkojnë më shumë reflektim para se të bëhen përfundimtare.
Këshilla e ditës: Ndryshoni atë që nuk ju bën më të lumtur, por mos veproni me impuls.
Bricjapi
Nëse kohët e fundit jeni larguar emocionalisht nga dikush ose jeni përqendruar vetëm te puna dhe paratë, kjo fundjavë ju fton të riktheheni te ndjenjat.
Luna është shumë pozitive dhe favorizon rikthimin e kontakteve, bisedave dhe afërsisë me njerëzit që doni.
Nga data 21 qershor fillon një periudhë me mundësi të reja dhe zhvillime interesante.
Në punë duhet të vlerësoni me kujdes partnerët, furnitorët dhe bashkëpunëtorët. Disa bashkëpunime mund të përfundojnë, ndërsa të tjera do të nisin.
Këshilla e ditës: Jepini më shumë rëndësi marrëdhënieve personale. Jo gjithçka është punë dhe biznes.
Ujori
Pas tensioneve të datave 17-19 qershor, situata po bëhet më e lehtë dhe fundjava duket më e qetë.
Dashuria kërkon më shumë vëmendje dhe ndjenjat po bëhen më konkrete. Disa çështje të pazgjidhura do të gjejnë zgjidhje gjatë fillimit të javës së ardhshme.
Nga ana tjetër, duhet të bëni kujdes me financat. Shpenzimet, pagesat e vonuara ose disa detyrime ekonomike kërkojnë kontroll më të madh.
Edhe në punë mund të ketë disa pakënaqësi që kërkojnë rishikim.
Këshilla e ditës: Organizoni më mirë financat dhe shmangni shpenzimet e panevojshme.
Peshqit
Kjo nuk është një fundjavë problematike, por do t’ju duhet të sqaroni disa situata që kanë mbetur pezull.
Emocionet janë më të forta se zakonisht dhe mund të reagoni menjëherë nëse dikush ju kundërshton ose vë në dyshim fjalët tuaja.
Shmangni debatet me persona që nuk janë të qartë në qëndrimet e tyre ndaj jush. Jo çdo diskutim meriton energjinë tuaj.
Orët e para të ditës janë më të favorshme për organizim, punë praktike dhe vendime të rëndësishme. Më vonë duhet të tregoni më shumë durim.
Këshilla e ditës: Mos u përfshini në konflikte të kota. Ruani energjitë për gjërat që kanë vërtet rëndësi.
Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






