Transmetuar më 20-06-2026, 07:14

Ronaldinho ka arritur marrëveshje me klubin italian Ravenna FC duke u rikthyer në fushën e lojës në moshën 46 vjeçare në një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos

Ish-futbollisti i FC Barcelona dhe AC Milan pritet të prezantohet zyrtarisht më 23 qershor në Miami në një event ku do të zbulohet edhe fanella e re e klubit për sezonin e ardhshëm

Ronaldinho ka deklaruar se mezi pret të rikthehet në fushë dhe të sjellë sërish kënaqësinë e lojës duke theksuar se futbolli ka qenë gjithmonë burim gëzimi për të

Sipas klubit italian ai do t’i bashkohet ekipit në fazën përgatitore dhe do të jetë i disponueshëm për stafin teknik gjatë gjithë sezonit

Presidenti i Ravenna Ignazio Cipriani ka vlerësuar afrimin e brazilianit si një moment të jashtëzakonshëm për klubin dhe për projektin e tij sportiv

Nëse marrëveshja finalizohet plotësisht rikthimi i Ronaldinhos pritet të jetë një nga ngjarjet më të pazakonta në futbollin italian të viteve të fundit

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit