

Brazili ka siguruar fitoren e parë në Kupën e Botës 2026 duke mposhtur Haitin me rezultatin 3-0 në ndeshjen e Grupit C të zhvilluar në Philadelphia
Pas barazimit 1-1 ndaj Marokut Brazili reagoi me një paraqitje dominuese që nga minuta e parë dhe mbylli praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë
Matheus Cunha ishte protagonist kryesor duke shënuar dy gola në minutat 23 dhe 36 në debutimin e tij në turne Golin e tretë për Brazilin e realizoi Vinicius Junior në fund të pjesës së parë pas asistit të tij në golin e dytë
Në minutën e 40 Raphinha u detyrua të largohej nga loja për shkak dëmtimi ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua edhe Endrick për debutimin e tij në Kupën e Botës
Pas kësaj fitoreje Brazili dhe Maroku ndajnë kreun e Grupit C me nga katër pikë ndërsa Skocia ka tre pikë dhe Haiti është eliminuar
Ndeshjet e fundit të grupit do të zhvillohen më 25 qershor mes Skocisë dhe Brazilit si dhe Marokut dhe Haitit
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






