

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Australisë në ndeshjen e fazës së grupeve, duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të turneut.
Ekipi i drejtuar nga Mauricio Pochettino kaloi në avantazh që në minutën e 11-të, pas një autogoli të shënuar nga Burgess. Pak minuta më vonë, Freeman dyfishoi shifrat, duke konsoliduar fitoren e amerikanëve që në pjesën e parë.
Me këtë rezultat, SHBA ngjitet në kuotën e 6 pikëve dhe mban vendin e parë në grup, ndërsa Australia renditet e dyta me 3 pikë të grumbulluara.
Ndeshja u dominua në pjesën më të madhe nga amerikanët, të cilët kontrolluan ritmin dhe administruan avantazhin deri në fund të takimit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






