

Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e së premtes në liqenin e Viroit, në Gjirokastër. Viktima është identifikuar si Besnik Koka, i cili dyshohet se është mbytur në ujë.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shtetit, trupi i pajetë është konstatuar rreth orës 17:30 në zonën e liqenit, pa shenja dhune të dukshme në trup.
Autoritetet bëjnë me dije se 62-vjeçari ishte me detyrë roje në ambientet përreth zonës së Viroit, pranë Agjencisë së Shërbimeve Komunitare dhe Utilitare në Bashkinë Gjirokastër.
“Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






