Transmetuar më 19-06-2026, 21:40

Dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë janë përplasur sot pasdite pranë qytetit Bedford në Anglinë qendrore, sipas The Telegraph.

Raportimet fillestare tregojnë se ka lëndime serioze.

Pamjet tregojnë pasagjerë të përgjakur në dyshemenë e dy trenave.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:15 pasdite.

Sipas The Telegraph, një tren nga Nottingham për në stacionin St. Pancras në Londër dhe një nga Corby gjithashtu për në St. Pancras u përplasën.

Treni nga Corby goditi pjesën e pasme të trenit tjetër, rreth 2.5 milje (4 km) nga stacioni i Bedfordit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit