Transmetuar më 19-06-2026, 20:09

Dy predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë nxjerrë këtë të premte nga fundi i detit në Gjirin e Porto Palermos, gjatë një operacioni të posaçëm të zhvilluar nga polumbarët e Bazës Ushtarake Detare të Pashalimanit.

Në operacion morën pjesë edhe ekspertë të xhenios, efektivë të Forcës Detare të Shqipërisë, përfaqësues të emergjencave civile si dhe të Bashkisë Himarë.

Sipas autoriteteve, predhat ndodheshin pranë kalatave të ankorimit të anijeve turistike në zonën e Porto Palermos dhe, pavarësisht se kanë qëndruar në det për më shumë se 80 vjet, konsideroheshin ende me rrezik potencial.

Pas nxjerrjes në sipërfaqe, municionet u morën në dorëzim nga ekspertët ushtarakë për t’u transportuar dhe asgjësuar në kushte të sigurta.

Autoritetet nuk kanë raportuar incidente gjatë operacionit, i cili u zhvillua sipas protokolleve të sigurisë për trajtimin e municioneve të pashpërthyera.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit