

Një protestues ka bërë thirrje publike për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat në Tiranë, ku ngriti shqetësime mbi gjendjen e shërbimeve publike dhe standardin e ndërtimeve në vend.
Ai u shpreh se ndryshimi politik duhet të vijë përmes një procesi të qetë dhe pa tensione, duke theksuar rolin e të rinjve në të ardhmen e vendit.
“Kam ardhur me forcën e shpirtit të mbështes këtë forcën e rinisë… Kryeministri të largohet butë, mendoj se kjo rini edhe do t’i falë një pjesë të fajit”, u shpreh protestuesi.
Gjatë fjalës së tij, ai ngriti shqetësime edhe për mungesën e investimeve në sektorët jetikë, duke përmendur gjendjen e spitaleve dhe shkollave, si dhe cilësinë e ndërtimeve në vend.
“Ne nuk kemi spitale, nuk kemi shkolla. Të gjitha ndërtimet janë jashtë standardeve”, deklaroi ai, duke kërkuar gjithashtu më shumë vëmendje nga institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK-un, lidhur me zbatimin e ligjit në sektorin e ndërtimit.
Në deklaratën e tij, protestuesi iu referua edhe standardeve ligjore historike, duke përmendur Kodin e Hamurabit, të cilin e solli si shembull për përgjegjësinë e ndërtuesve në rastet e shkeljeve të sigurisë.
Deklaratat e tij u bënë në kuadër të një proteste ku pjesëmarrësit shprehën shqetësime të ndryshme sociale dhe ekonomike mbi situatën në vend.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






