Transmetuar më 19-06-2026, 18:56

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili pretendoi se liderja italiane i kishte kërkuar me ngulm të realizonin një fotografi së bashku gjatë samitit të G7 Summit.

Në një video të publikuar në rrjetin social X, Meloni i cilësoi si të pavërteta komentet e Trump dhe shprehu habinë për mënyrën se si ai po sillet ndaj aleatëve të Shteteve të Bashkuara.

“Deklaratat e Donald Trump janë të sajuara. Jam e shokuar. Nuk e di pse presidenti i SHBA-ve sillet në këtë mënyrë me aleatët e tij. Është për të ardhur keq që nuk tregon të njëjtën vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit dhe të SHBA-ve”, deklaroi Meloni.

Kryeministrja italiane theksoi se Italia nuk do të pranojë kurrë të paraqitet si një vend që kërkon favore apo mbështetje përmes nënshtrimit.

“Por ai duhet të kujtojë një gjë: unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë”, u shpreh ajo.

Deklarata e Melonit erdhi pas komenteve të Trump, i cili tha se liderja italiane kishte kërkuar të fotografonte me të gjatë samitit dhe se ai kishte pranuar vetëm nga keqardhja.

“Meloni ndoshta është e lumtur që fola me të. Nuk isha i detyruar ta bëja. Ajo më luti të bëja një foto me të, e donte shumë. Mund të mos e kisha bërë fare, por në fund më erdhi keq për të”, deklaroi Trump.

Polemika mes dy liderëve ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe ka nxitur reagime në arenën politike ndërkombëtare, duke vënë në fokus marrëdhëniet mes aleatëve perëndimorë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit