

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin nacional Fier–Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan.
Sipas informacioneve paraprake, një motomjet tip “Honda” me targa CN619 ka dalë nga rruga, ku si pasojë drejtuesi i tij, shtetasi Armando Selmanllari, ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






