Transmetuar më 19-06-2026, 15:04

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Tales në Lezhë, ku dy të mitura kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.

Viktimat, të moshave 11 dhe 13 vjeçe dhe me origjinë nga Fushë-Kruja, dyshohet se janë mbytur teksa ndodheshin në një plazh publik të pamenaxhuar.

Trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit