Transmetuar më 19-06-2026, 14:31

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën Administrative, ku po zhvillohet seanca e radhës lidhur me padinë e ngritur prej tij për shfuqizimin e dekretit të emërimit të prokurorit Ols Dado.

Procesi gjyqësor po vijon mes interesit të lartë publik, ndërsa gjykata ka refuzuar sërish kërkesat e mediave për transmetimin e drejtpërdrejtë ose regjistrimin e plotë të seancës.

Sipas vendimit të Gjykatës Administrative, mbetet në fuqi vendimi i marrë më 8 maj nga gjyqtari Hazbi Balliu, i cili ndalon transmetimin live të procesit gjyqësor.

Në këto kushte, mediat do të lejohen të marrin pamje vetëm në nisje të seancës për qëllime teknike, si dhe gjatë shpalljes së vendimeve të ndërmjetme ose përfundimtare. Debatet dhe diskutimet e zhvilluara gjatë procesit nuk do të mund të transmetohen.

Seanca pritet të shqyrtojë pretendimet e paraqitura nga Veliaj lidhur me ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Ols Dado, ndërsa vendimmarrja e gjykatës mbetet në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit