Transmetuar më 19-06-2026, 13:34

Shqipëria do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane edhe gjatë javës së ardhshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin.

Sipas sinoptikanit Elvi Jahaj, kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme, ndërsa vranësira kalimtare pritet të shfaqen gjatë ditës së martë dhe të mërkurë, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore, ku nuk përjashtohen reshje të izoluara shiu.

“Për fillimjavën e ardhshme do të kemi mot të kthjellët dhe kushte të qëndrueshme atmosferike. Megjithatë, të martën dhe të mërkurën priten vranësira të përkohshme, të cilat mund të shoqërohen me reshje shiu në relievet kodrinore dhe malore”, u shpreh Jahaj.

Temperaturat maksimale do të luhaten në vlerat 36-37 gradë Celsius, ndërsa temperaturat minimale gjatë orëve të mëngjesit do të arrijnë deri në 24 gradë Celsius, duke krijuar të ashtuquajturat “netë tropikale”.

Sinoptikanët paralajmërojnë se gjatë ditës së martë dhe të mërkurë temperatura e perceptuar nga qytetarët mund të arrijë deri në 41 gradë Celsius, për shkak të kombinimit të nxehtësisë me lagështirën në ajër.

Ndërkohë, era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi rreth 4-5 metra për sekondë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit