Transmetuar më 19-06-2026, 10:22

Elbasan, 19 Qershor 2026 – Ngjarja e rëndë e zhdukjes së të riut Eglant Koçi është zbardhur tragjikisht, pas gjetjes së trupit të tij të pajetë në fshatin Cerrujë. Familjarët kanë bërë identifikimin zyrtar të viktimës, i cili rezultonte i humbur pa gjurmë prej dy javësh. Trupi u lokalizua nga forcat e policisë pas një operacioni kërkimi të shtrirë në terren me ndihmën e dronëve, për shkak të zonës së thyer.

Nga këqyrja paraprake e trupit, i cili u gjet në gjendje të avancuar dekompozimi, ekspertët ligjorë kanë konstatuar një plagë tejshpuese në pjesën e pasme të kokës. Kjo plagë dyshohet se është shkaktuar nga një qitje me armë zjarri nga pas, çka përforcon pistën e një ekzekutimi. Trupi i viktimës është dërguar menjëherë në morgun e spitalit, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize të plotë dhe të detajuar mjeko-ligjore për të përcaktuar kohën dhe rrethanat ekzakte të vdekjes.

Paralelisht me gjetjen e trupit, policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të këtij krimi të rëndë, i cili rezulton të jetë shoku i ngushtë i viktimës, shtetasi Armand Shakaj.

Dyshimet e grupit hetimor ndaj tij ishin ngritur që përpara gjetjes së trupit. Gjatë kontrolleve të ushtruara në zyrën e Armando Shakajt, ekspertët e kriminalistikës kishin zbuluar gjurmë të djegies së barutit, si dhe një shenjë dëmtimi në mur, e cila përputhet me goditjen e një predhe plumbi. Këto prova materiale e lidhin direkt të dyshuarin me skenën e mundshme të krimit, ndërsa vijon puna e strukturave të policisë për lokalizimin dhe vënien e tij përpara drejtësisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit