

Vancouver, 19 Qershor 2026 – Një dëmtim jashtëzakonisht i rëndë ka tronditur botën e futbollit gjatë pjesës së dytë të ndeshjes miqësore ndërmjet Kanadasë dhe Katarit, të zhvilluar në Vancouver. Mesfushori i kombëtares kanadeze dhe skuadrës italiane Sassuolo, Ismaël Koné, ka pësuar një dëmtim brutal pas një përplasjeje të ashpër në fushë, duke ngjallur panik të madh te të pranishmit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një ndërhyrjeje të fortë nga futbollisti i Katarit, Madibo, e cila rezultoi fatale për këmbën e mesfushorit kanadez. Imazhet e dëmtimit ishin aq tmerruese, saqë lojtarët e të dyja skuadrave reaguan menjëherë të përlotur dhe të shokuar. Për të mbrojtur privatësinë e shokut të tyre të skuadrës në ato momente kritike, futbollistët formuan një rreth rreth Koné-së, ndërsa në stadium ra një heshtje ankthi. Mes lojtarëve më të prekur në fushë ishte edhe sulmuesi i Juventusit, Jonathan David.
Ekipet mjekësore ndërhyjnë me urgjencë, duke e nxjerrë futbollistin me barelë nga fusha, për ta transportuar më pas me ambulancë drejtpërdrejt drejt spitalit më të afërt. Sipas informacioneve të para nga stafi mjekësor, bëhet fjalë për një frakturë serioze në këmbë, një dëmtim ky që pritet ta mbajë gjatë jashtë fushave të blerta një nga lojtarët më të kërkuar në tregun aktual të transferimeve.
Ky episod solli edhe tensionimin ekstrem të situatës në stadium. Lojtari i Katarit, Madibo, u ndëshkua menjëherë me karton të kuq për faullin e shkaktuar, akt ky që ndezu gjakrat mes lojtarëve në fushë dhe stafit teknik në të dy stolat rezervë, duke degraduar në përplasje fizike për disa minuta.
Pas qetësimit të situatës dhe rifillimit të lojës, mbrojtësi Saliba arriti të shënonte një gol, të cilin zgjodhi t’ia dedikonte plotësisht shokut të tij të skuadrës. Ai festoi duke ngritur lart fanellën me numrin 8 të Ismaël Koné-së, në një mesazh sensibilizues për të gjithë stadiumin dhe opinionin sportiv botëror.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






