

Tiranë – Protestuesit kanë përmbyllur fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar më pas me një marshim në rrugët e kryeqytetit.
Pas mesazheve dhe thirrjeve të mbajtura nga folësit gjatë tubimit, pjesëmarrësit u organizuan për të lëvizur në grup përgjatë itinerarit të përcaktuar nga organizatorët.
Gjatë largimit nga sheshi para Kryeministrisë, protestuesit përcollën mesazhin se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. “Nesër më shumë”, ishte një nga thirrjet që u dëgjua mes turmës, duke paralajmëruar vijimin e protestave.
Tubimi u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa deri në mbyllje të tij nuk u raportuan incidente serioze.
Organizatorët kanë bërë të ditur se aksioni protestues do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, me synimin për të rritur pjesëmarrjen dhe presionin ndaj institucioneve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






