

Tiranë – Një moment emocional është shënuar gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet, ku një grua ndau publikisht historinë e saj personale, duke përcjellë një mesazh të fortë mbi emigracionin dhe largimin e shqiptarëve nga vendi.
Gjatë fjalës së mbajtur në foltore, protestuesja tregoi se jeta larg Shqipërisë i kishte mohuar mundësinë për t’u dhënë lamtumirën e fundit prindërve të saj.
Mes emocionesh, ajo rrëfeu se kur u kthye në atdhe nuk arriti ta gjente gjallë babanë, ndërsa më vonë përjetoi të njëjtën dhimbje edhe me humbjen e nënës.
“Nuk mundemi më të jetojmë larg vendit tonë. Jam vajza e një aktori. Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë, e putha të vdekur. Edhe nënën e gjeta të vdekur”, tha ajo para të pranishmëve.
Në vijim të fjalës së saj, protestuesja bëri thirrje për më shumë angazhim dhe shpresë për të ardhmen e Shqipërisë, duke theksuar se shqiptarët duhet të kontribuojnë për vendin e tyre.
“Të gjithë do të vijmë për këtë vend. Për çfarë na duhet Europa, kur kemi Europën tonë?”, u shpreh ajo, mes duartrokitjeve të pjesëmarrësve.
Deklarata e saj u prit me emocione nga të pranishmit, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të protestës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






