

Gjykata e Lartë e Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka vendosur të prishë vendimin për sekuestrimin e pasurive të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe ta rikthejë çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Gent Shala, i cili ka rrëzuar vendimin e mëparshëm të gjyqtarit Dhimitër Lara, lidhur me masën e sekuestrimit të tre pasurive të Ahmetajt.
Sipas vendimit, çështja do të shqyrtohet sërish në Gjykata e Posaçme e Apelit me një trupë tjetër gjyqësore, duke e kthyer procesin në fazë rigjykimi.
Rasti lidhet me hetimet pasurore ndaj Ahmetajt dhe vijon të jetë pjesë e procedurave gjyqësore në sistemin e drejtësisë së posaçme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






