

Dosja “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar biznesmenin Pëllumb Gjoka në kuadër të dosjes së njohur si “Metamorfoza”.
Sipas vendimit të shpallur nga GJKKO, Gjoka u dënua fillimisht me 9 vite burg. Megjithatë, për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u konvertuar në 6 vite burg.
Pëllumb Gjoka u arrestua në korrik të vitit 2023 gjatë një operacioni të SPAK, pasi nga hetimet dhe komunikimet e zbuluara në platformën e enkriptuar Sky ECC u dyshua për përfshirje në një organizatë kriminale dhe lidhje me një sërë veprash të rënda penale, përfshirë edhe ngjarje kriminale të rënda.
Në të njëjtin operacion u arrestuan edhe ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Oltion Bistri, ish-prokurori Xhevahir Lita, si dhe persona të tjerë, emrat e të cilëve dolën në dritë nga komunikimet e zbuluara në aplikacionin Sky ECC.
Dosja “Metamorfoza” konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK-ut kundër krimit të organizuar, pasi dokumentoi komunikime dhe lidhje të dyshuara mes personazheve të botës së krimit, zyrtarëve dhe individëve të tjerë të përfshirë në aktivitete të paligjshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






