

Sonte në mbrëmje pritet të zhvillohet protesta e 19-të radhazi në Tiranë, ku mijëra qytetarë do të mblidhen në sheshin përpara Kryeministria për të shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë dhe klasës politike.
Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa mesazhet e tyre janë shtrirë edhe ndaj opozitës, të cilën e konsiderojnë pjesë të sistemit politik ekzistues.
Një nga sloganet kryesore të protestës është “Opozita jemi ne”, duke reflektuar kërkesën për përfaqësim të ri qytetar dhe distancim nga partitë tradicionale politike.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të nisë në orën 19:00, për shkak të temperaturave të larta, me qëllim pjesëmarrje më të gjerë dhe kushte më të favorshme për qytetarët.
Tubimi i një dite më parë u karakterizua nga pjesëmarrje e lartë dhe marshim në qendër të qytetit, duke vijuar serinë e protestave të përditshme kundër qeverisë dhe sistemit politik në vend.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






