Transmetuar më 18-06-2026, 16:25

Frikë në rrugën Tiranë-Elbasan, një burrë në mes të ditës ka grabitur me thikë shoferin e një makine.

Lajmi bëhet i ditur nga noa.al dhe konfirmohet nga policia e Tiranës.

Ajo tha pak më parë se rreth orës 14:30, një shtetas, dyshohet se duke kanosur me mjet prerës, drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”.

Policia pranoi se autori i ka vjedhur taksistit një shumë parash dhe një varëse.

Si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar është lokalizuar, neutralizuar dhe po shoqërohet në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, do të ketë njoftim të plotë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit