

Erjon Rama është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, pasi ndaj tij Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Erjon Rama është nipi i Fatmir Ramës, i njohur edhe si Miri i Xhikes, i vrarë në biznesin e tij në vitin 2003.
Sipas dosjes hetimore të SPAK-ut, Rama dyshohet të ketë qenë i përfshirë në aktivitetet e një grupi kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Hetimet tregojnë se ai është identifikuar në Monako në shoqërinë e Artur Shehut dhe Adrian Ramës, gjatë takimeve që lidhen me organizimin e importeve të paligjshme të drogës.
Prokuroria thekson se automjeti ku është parë Erjon Rama është i njëjti me të cilin Artur Shehu dhe Adrian Rama udhëtuan më pas drejt ishullit të Majorkës. Gjithashtu, autoritetet spanjolle kanë përcjellë informacione për rolin e personave nën hetim, përfshirë Artur Shehun, Adrian Ramën, Erjon Ramën dhe Elton Mehmetin, në takime të zhvilluara në Aruba dhe Monako, të konsideruara kyçe për dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal.
Pas paraqitjes së tij në polici, pritet ekzekutimi i masës së sigurisë dhe vijimi i procedurave ligjore. Erjon Rama akuzohet për pastrim parash dhe dyshohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Luçiano, i njohur edhe me emrin Artur Kuçeku.
GJKKO kishte lëshuar urdhër arreste edhe për shtetasit e mëposhtëm:
Ardian Zykaj
Alfredo Hamzai
Adrian Rama
Erjon Rama
Orgest Bircaj
Orest Sota
Elton Memeti
Artur Shehu
Leonard Bishaj
Arben Ismaili
Edmond Jaupi
Besnik Myftari
Dritan Aga
Luciano Koceku alias Artur Koceku
Dino alias Abedin Koceku
Ervin Koceku
Astrit Vladi
Kastriot Vladi
Gezim Islami
Ilir Shtufi
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






