

Trupi i 34 vjeçarit Eglant Koçit dyshohet se sapo është gjetur, por policia ende nuk është e bindur nëse trupi i përket të riut të zhdukur.
Trupi në gjendje të dekompozuar u gjet në një greminë në fshatin Cerujë të Elbasanit, raporton noa.al.
Eglant Koçi ishte zhdukur që më 4 qershor dhe që atëherë asgjë nuk dihej për fatin e tij.
Zbulimi i trupit u bë nga një kontroll me dronë të policisë.
"Ne kemi gjetur një trup në një zonë të thepisur në fshatin Cerujë, por nuk jemi ende të qartë nëse i përket shtetasit të zhdukur, Eglant Koçi", tha për noa.al një burim zyrtar i policisë së Tiranës.
Në kërkim për vrasjen e Eglant Koçit është Armando Shakaj. Ai akuzohet se mori peng dhe më pas zhduku shokun e tij.
/noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






