Transmetuar më 18-06-2026, 14:54

Deputetja e Marjana Koçeku nuk ishte e pranishme në seancën plenare të së enjtes, vetëm pak ditë pasi kishte bërë publik largimin e saj nga grupi parlamentar i Partia Socialiste.

Gjatë seancës në Kuvend, u vu re se vendi i saj në sallë nuk ishte më i lirë. Ai ishte zënë nga deputetja socialiste e Vlorës, Briseida Çakërri, një lëvizje që u interpretua si sinjal i distancimit të shumicës parlamentare pas zhvillimeve të fundit politike.

Ndryshimi i vendit të Koçekut në sallë tërhoqi vëmendje në Kuvend, në një seancë ku debatet politike ishin të pranishme dhe ku nënkryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu përkohësisht punimet.

Koçeku nuk mori pjesë në seancë, ndërsa ripozicionimi i vendeve në sallë u pa si pjesë e riorganizimeve të brendshme pas zhvillimeve të fundit në radhët e socialistëve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit