

TIRANË, 18 Qershor 2026 – Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është përfshirë nga tensione të larta, duke çuar në ndërprerjen e përkohshme të punimeve. Situata është ndezur në momentin kur deputeti Ardit Bido ka marrë fjalën për procedurë, por është bllokuar menjëherë në foltore nga përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Deputetët e opozitës kanë rrethuar foltoren duke mos e lejuar Bidon të vazhdonte fjalën e tij. Gjatë këtij incidenti, deputeti i PD-së, Flamur Noka, i ka mbajtur një fletë përpara fytyrës, ndërsa i është drejtuar me tone fyese dhe ofenduese, duke e etiketuar me ironi si “Zoti Bideja”.
Për shkak të pamundësisë për të garantuar rendin dhe vijimin normal të debatit parlamentar në sallë, drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, është detyruar të ndërhyjë duke kërkuar 5 minuta pushim deri në qetësimin e situatës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






