Transmetuar më 18-06-2026, 10:15

THETH, 18 Qershor 2026 – Deputetja Marjana Koçeku ka shprehur publikisht një pendesë të thellë për mbrojtjen që i bëri kohë më parë aksionit të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit. Përmes një mesazhi të ndjerë të shpërndarë në rrjetet sociale, menjëherë pas vendimit të saj për të braktisur radhët e Partisë Socialiste, Koçeku u ka kërkuar ndjesë të gjithë banorëve të zonës, duke e cilësuar atë periudhë si një nga traumat më të mëdha emocionale të jetës së saj.

Koçeku u ka premtuar banorëve të veriut se nga sot e tutje do t’i përfaqësojë me dinjitet dhe pa kompromise në arenën politike.

Koçeku: Kam qajtur më shumë se kur më vdiq im atë, betohem në 7 shenjtorët

Në reagimin e saj të drejtpërdrejtë dhe me tone mjaft emocionale, deputetja nuk i ka fshehur përjetimet e rënda që i ka shkaktuar ky pozicionim i saj i mëparshëm politik përballë komunitetit të Thethit.

"I kërkoj falje prej zemre Thethit. Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme. Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet. S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye", ka deklaruar hapur Marjana Koçeku, duke përdorur një gjuhë të fortë e të lidhur me traditën e zonës.

Ky qëndrim shënon një kthesë të fortë në rrugëtimin e saj politik, duke konfirmuar tashmë distancimin e plotë nga vendimmarrjet e mazhorancës socialiste sa i përket menaxhimit të ndërtimeve dhe zhvillimit në zonat e mbrojtura të Alpeve Shqiptare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit