

Ditën e Enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, kryesisht në zonat malore të lindjes.
Era
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, era pritet të arrijë deri në 17 m/s.
Deti
Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i forcës 2–3 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






