Transmetuar më 18-06-2026, 00:34

Një aksident i rëndë në punë është regjistruar këtë të mërkurë në zonën e Teqesë së Koshtanit, në Bashkinë Memaliaj, ku një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga një skelë.

Sipas informacioneve paraprake, Edison Pata, 45 vjeç, dyshohet se ka humbur ekuilibrin teksa punonte në një lartësi prej rreth 13 metrash, duke u rrëzuar nga skela.

Si pasojë e rënies, ai ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë dhe në organe vitale.

Menjëherë pas ngjarjes, 45-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

Burime paraprake bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike dhe ai ndodhet në rrezik për jetën. Ndërkohë, pritet zbardhja e plotë e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit