

Angli – Kroaci | Minutë pas minute (Pjesa e dytë)
+6′ Ka përfundustatistikat Angli-Kroaci, me rezultatin 4 me 2 në favor të anglezëve.
90′ – Përfundon koha e rregullt, nisin minutat shtesë, 6 gjithsej.
84′ – GOOOOL ANGLIA 4-2! Marcus Rashford, i aktivizuar nga stoli, finalizon një kundërsulm të shpejtë dhe shënon golin e katërt për anglezët. Anglia hedh një hap të madh drejt fitores.
84′ – Kroacia shton ritmin dhe hidhet përpara në kërkim të golit që do ta rikthente në lojë, por lë hapësira të mëdha në mbrojtje.
76′ – Kroacia shumë pranë barazimit. Mario Pašalić provon me një goditje të rrezikshme, por Jordan Pickford reagon në mënyrë fantastike dhe shpëton portën angleze.
74′ – Gabim në prapavijën kroate. Një kthim i pasaktë i topit vë në vështirësi Livaković, i cili del me shpejtësi dhe largon rrezikun në momentin e fundit.
90′ – Arbitri akordon 6 minuta shtesë në fund të ndeshjes. Kroacia tenton mrekullinë, ndërsa Anglia kërkon të ruajë avantazhin 4-2.
58′ – Largohet Luka Modriç.
57′ – Dominik Livaković po zhvillon një ndeshje të jashtëzakonshme. Portieri kroat ndal dy tentativa të rrezikshme të Harry Kane, duke mbajtur në lojë skuadrën e tij.
56′ – Presion i pandalshëm nga Anglia. Kroatët vuajnë në mbrojtje, por Livaković bën dy pritje spektakolare brenda pak sekondash dhe shmang golin e katërt të anglezëve.
52′ – Pranë golit të katërt Anglia. Declan Rice provon me një goditje të fortë, por portieri Dominik Livaković bën një pritje spektakolare dhe shpëton Kroacinë.
48′ – Anglezët vazhdojnë presionin. Livaković ndal Jude Bellingham në një rast të rrezikshëm, ndërsa pas goditjes nga këndi O’Reilly gjuan me kokë, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
47′ – GOOOOL ANGLIA 3-2! Jude Bellingham rikthen menjëherë avantazhin e "Tre Luanëve". Mesfushori anglez finalizon me një goditje të fuqishme nga krahu i djathtë dhe mposht portierin kroat.
46′ – Nis pjesa e dytë e sfidës mes Anglisë dhe Kroacisë. Anglezët e fillojnë vrullshëm dhe kërkojnë golin e avantazhit.
Angli – Kroaci | Minutë pas minute (Pjesa e parë)
45+4′ – GOOOOL KROACIA 2-2! Nuk mbarojnë emocionet në fundin e pjesës së parë. Ivan Perisic asiston me kokë dhe Musa dërgon topin në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën.
45′ – Arbitri akordon 5 minuta shtesë.
42′ – GOOOOL ANGLIA 2-1! Harry Kane realizon sërish. Pas një goditjeje këndi, sulmuesi anglez fiton duelin në zonë dhe me kokë dërgon topin në rrjetë.
36′ – GOOOOL KROACIA 1-1! Fantastik Martin Baturina. Mesfushori kroat godet fuqishëm nga jashtë zone pas asistit të Sucic dhe mposht portierin anglez për të barazuar rezultatin.
31′ – Rast i mirë për Anglinë. Madueke harkon në zonë për Bellingham, por mesfushori nuk arrin të devijojë topin drejt portës.
24′ – Ndërpritet përkohësisht loja për një pushim të shkurtër të futbollistëve.
16′ – Anglia pranë golit të dytë. Madueke depërton në zonë, por ndalet në momentin vendimtar nga Pasalic.
12′ – GOOOOL ANGLIA 1-0! Harry Kane shënon nga pika e bardhë në tentativën e dytë dhe zhbllokon sfidën.
11′ – Penalltia përsëritet. Portieri Livakovic kishte lëvizur përpara vijës së portës.
10′ – Livakovic bëhet protagonist duke pritur penalltinë e Harry Kane.
9′ – Penallti për Anglinë! Modric shkakton faull ndaj Madueke në zonë dhe arbitri tregon menjëherë pikën e bardhë.
8′ – Vjen rasti i parë serioz i Anglisë. Kane godet fort brenda zonës, por topi devijohet në këndore.
3′ – Kroacia shumë pranë golit. Pas krosimit të Perisic nga këndi, Sutalo gjuan i pambuluar, por topi përfundon mbi traversë.
1′ – Nis sfida mes Anglisë dhe Kroacisë.
45+5′ – Mbyllet pjesa e parë në një spektakël me katër gola: Angli 2-2 Kroaci.
Përmbledhje e ndeshjes
Ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë është e mbushur plot emocione pasi golat nuk kanë munguar nga të dyja skuadrat.
Siparin e çeli Kane që çoi më avantazh Anglinë pas një goli të mundimshëm: Anglia fitoi një penallti, por goditja rezultoi pa sukses për Kane. Megjithatë penalltia u anulua dhe u përsërit dhe goli erdhi.
Më pas erdhi goli i barazimit nga Kroacia, pasi shënoi Baturina në minutën e 36.
Gjashtë minuta më vonë shënoi sërish Kane.
Në minutën e pestë të shtesës së pjesës së parë shënoi sërish Kroacia dhe pjesa e parë u mbyll 2 – 2.
Pjesa e dytë nisi me një gol të tretë nga Anglia, ku shënoi Berningham.
Foto: FIFA
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






