Transmetuar më 17-06-2026, 22:51

FINIQ – Një aksident është regjistruar pranë zonës turistike të Syrit të Kaltër, ku dy persona, njëri prej tyre shtetas i huaj, kanë rënë me motor në një humnerë rreth 15 metra nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake, të dy personat kanë pësuar lëndime të lehta dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe shërbimet e Urgjencës Mjekësore.

Pas nxjerrjes nga terreni i vështirë, të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit të Sarandës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe po i nënshtrohen kontrolleve të mëtejshme.

Autoritetet kanë nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit