

TIRANË – Protesta e qytetarëve në kryeqytet ka vijuar me marshim në rrugët kryesore të qytetit, në kuadër të tubimeve kundër qeverisë.
Pjesëmarrësit kanë vazhduar lëvizjen në formë marshimi, duke artikuluar thirrje dhe slogane kundër asaj që e cilësojnë si praktikë e “patronazhistëve”, si dhe duke kërkuar largimin e tyre.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë thirrur në kor “Poshtë patronazhistët”, ndërsa kanë vijuar me slogane të tjera të lidhura me kërkesat e tyre politike.
Protesta vijon në disa akse kryesore të Tiranës, ndërsa tubimi mbetet në zhvillim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






