Transmetuar më 17-06-2026, 20:36

TIRANË – Në protestën e 17 ditëve radhazi përpara Kryeministrisë, një nga pjesëmarrësit ka mbajtur një fjalim të ngarkuar emocionalisht, duke deklaruar se pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, do të vijojë të qëndrojë në shesh.

Sipas deklarimeve të tij, protestuesi ka bërë të ditur se prej tre vitesh po përballet me një sëmundje onkologjike, por theksoi se beteja e tij nuk kufizohet vetëm me gjendjen shëndetësore, por edhe me atë që e cilësoi si padrejtësi dhe korrupsion në vend.

Ai u shpreh se nuk do të largohet nga protesta dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit, duke theksuar se ndryshimi, sipas tij, kërkon angazhim dhe sakrificë.

“Prej 17 ditësh jam mes jush. Prej tre vitesh luftoj me kancerin. Trupi im është në luftë me sëmundjen, por shpirti im është në luftë me padrejtësinë,” u shpreh ai, duke shtuar se qëndrimi në shesh do të vijojë deri në dëgjimin e kërkesave të protestuesve.

Ai theksoi gjithashtu se “nuk ka më luks për pritje”, duke bërë thirrje për mobilizim të mëtejshëm qytetar.

Deklaratat e tij u shoqëruan me thirrje për pjesëmarrje më të gjerë në protestë dhe vijimin e presionit qytetar ndaj qeverisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit