Transmetuar më 17-06-2026, 20:06

LUSHNJË – Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me një mjet bujqësor.

Viktima është identifikuar si Besnik Hasalla, 65 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Njësia Administrative Ballagat.

Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari po drejtonte mjetin bujqësor kur, për arsye ende të paqarta, ka humbur kontrollin dhe është zënë poshtë nga mjeti. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit