

TIRANË – Edhe këtë të mërkurë, qytetarët janë mbledhur sërish përpara godinës së Kryeministrisë, duke hyrë në ditën e 18-të radhazi të protestës.
Ndryshe nga ditët e mëparshme, protesta e sotme pritet të nisë me fjalimet e të moshuarve, duke sjellë një ndryshim në renditjen e folësve të tubimit. Një ditë më parë, podiumi iu dha kryesisht të rinjve, adoleshentëve dhe studentëve.
Po ashtu, që prej së martës është vendosur ndryshimi i orarit të nisjes së protestës, e cila nga ora 18:00 është shtyrë në 19:00, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.
Sipas organizatorëve, gjithashtu janë vendosur kufizime edhe në formën e marshimeve, të cilat tashmë zhvillohen brenda perimetrit të Unazës së kryeqytetit.
Protesta vijon pa ndërprerje prej 18 ditësh, me pjesëmarrje të qytetarëve që shprehin pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kërkojnë ndryshime politike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






