Transmetuar më 17-06-2026, 18:50

TIRANË – Sot në orën 19:00 në kryeqytet do të zhvillohet protesta e 18-të radhazi e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë aktuale. Fillimisht e parashikuar në një orar tjetër, tubimi është shtyrë për mbrëmjen e sotme, pas njoftimeve të bëra nga organizatorët, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Prej 17 ditësh, qytetarë të ndryshëm kanë dalë në protestë në Tiranë, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe vendimmarrjeve të ekzekutivit. Edhe në këtë tubim pritet që protestuesit të mblidhen fillimisht përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të qëndrojnë për disa orë, përpara se të vijojnë me një marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Gjatë marshimeve të mëparshme, protestuesit kanë brohoritur vazhdimisht thirrje si “Dorëheqje”, “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Edi Rama, prite popullin se po vjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, si dhe “Rama jep dorëheqjen”.

Gjatë ditëve të protestës janë artikuluar edhe pesë kërkesa kryesore nga qytetarët, të cilat përfshijnë: largimin e qeverisë, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë, anulimin e “Paketës së Maleve”, anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, si dhe anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit