

Kapen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, po transportoheshin drejt Italisë
Një shumë prej 19 mijë eurosh të padeklaruara është sekuestruar nga autoritetet doganore në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve të ushtruara në dalje të territorit shqiptar.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është zhvilluar nga Dogana Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e shkeljeve doganore.
Kontrolli është kryer mbrëmjen e së martës, përpara imbarkimit në tragetin e linjës Durrës–Bari. Gjatë verifikimeve, shërbimet doganore konstatuan dhe sekuestruan 19 mijë euro që nuk ishin deklaruar sipas detyrimeve ligjore.
Rasti është referuar pranë organeve kompetente për veprime të mëtejshme procedurale dhe hetimore.

Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet në Portin e Durrësit do të vijojnë pa ndërprerje, me qëllim garantimin e zbatimit të legjislacionit doganor dhe parandalimin e çdo tentative për transport të paligjshëm të parave apo mallrave përtej kufirit. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






