Transmetuar më 17-06-2026, 16:57

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Pogradec-Lin, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar një person, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Bashkiak të Pogradecit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në përplasjen e tre mjeteve.

Hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit