Transmetuar më 17-06-2026, 12:20

Pasi deputetja Marjana Koçeku u drejtoi një mesazh Bajrave në Shkodër, duke nënkuptuar se ajo dhe familjarët e saj ishin kërcënuar prej tyre.

Sipas Policisë, “as Marjana Koçeku dhe as familjarët e saj nuk kanë bërë denoncim për kërcënim në polici".

Pak më parë Marjana Koçeku, paralajmëroi në rrjetet sociale, Bajrajt e Shkodrës se do t’i shkatërronte nëse u ndodhte gjë familjarëve të saj.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkroi ajo.

Pak ditë më parë deputetja Marjana Koçeku braktisi Partinë Socialiste duke dalë e pavarur, veprim ky që ka ngjallur shumë debate në radhët e socialistëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit