Transmetuar më 17-06-2026, 08:30

BERLIN – Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë si i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, një platformë e sipërmarrjes gjermane që mbledh ekspertë të sigurisë, ekonomisë, inovacionit, si edhe përfaqësues të Bundestagut, Kancelarisë dhe trupit diplomatik.

Në fjalën e tij, Rama deklaroi se Evropa po përballet me sfida të reja të thella, duke theksuar se lufta është rikthyer në kontinent dhe se konkurrenca strategjike është bërë globale. Sipas tij, zhvillimet teknologjike po transformojnë jo vetëm ekonomitë dhe sistemet politike, por edhe mënyrën se si shoqëritë lidhen me njëra-tjetrën.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për rënien demografike, duke e cilësuar atë si një “dimër demografik” që, sipas tij, po rrezikon të ardhmen e afërt të Evropës dhe po riformëson rajone të tëra.

Rama u ndal edhe te Ballkani Perëndimor, duke theksuar se rajoni ndodhet gjeografikisht në zemër të Evropës, por mbetet ende i papërfshirë plotësisht në projektin e Bashkimit Evropian.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit