

FIER – Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në autostradën Fier–Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë ka përplasur nga pas një kamionçinë në hyrje të rrethrrotullimit. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy persona.
Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e lartë e fuoristradës, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






