Transmetuar më 17-06-2026, 07:14

TIRANË – Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësira mesatare deri lokalisht të dendura priten në zonat malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Në relievet malore në juglindje dhe jug të vendit, pas mesditës do të ketë reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Në mënyrë të izoluar, në zonat e larta malore, reshjet mund të shfaqen në formë shtrëngatash të izoluara.

Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi pritet të jetë i forcës 1–3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit