Transmetuar më 16-06-2026, 23:10

Në Tiranë është zhvilluar protesta e 17-të kundër qeverisë, e cila është mbyllur në sheshin “Skënderbej” pas një marshimi në disa akse kryesore të kryeqytetit.

Mijëra protestues u grumbulluan fillimisht pranë godinës së Kryeministrisë, ku dëgjuan fjalime, përpara se të niseshin në një marshim përgjatë rrugëve të qytetit. Gjatë gjithë tubimit janë dëgjuar thirrje dhe parulla si “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëri e re”.

Protesta u përmbyll sërish në qendër të Tiranës, ku organizatorët kanë bërë thirrje për vijim të protestave dhe pjesëmarrje më të gjerë në ditët në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit