Transmetuar më 16-06-2026, 22:20

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është përballur me një protestë nga një grup qytetarësh shqiptarë gjatë vizitës së tij në Berlin.

Sipas raportimeve, protestuesit kanë qëndruar pranë zonës ku Rama po dilte pas një aktiviteti dhe i kanë drejtuar thirrje kundërshtuese, të shoqëruara me fishkëllima. Në momentin e largimit drejt automjetit zyrtar, kryeministri është përshëndetur me dorë në drejtim të tyre përpara se të largohej.

Ngjarja ndodhi gjatë një vizite dyditore të kryeministrit në Gjermani, ku ai po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare me fokus bashkëpunimin rajonal dhe çështjet evropiane.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit