

Mesfushori i Gjermanisë, Joshua Kimmich, ka treguar për një incident të pazakontë gjatë grumbullimit të kombëtares në Karolinën e Veriut, në kuadër të përgatitjeve për Botërorin.
Sipas tij, lojtarët kanë hasur një gjarpër helmues në ambientet e kampit stërvitor, çka ka detyruar ekipin të rrisë kujdesin ndaj faunës lokale dhe sigurisë në zonë.
“Na thanë që ishte helmues. Nëse të kafshon, duhet të shkosh menjëherë në spital. Nuk mendoj se vdes, por është e rrezikshme,” u shpreh Kimmich për median gjermane BILD.
Ai shtoi se pas këtij rasti futbollistët janë më të kujdesshëm dhe shmangin kontaktin me kafshët e egra, duke theksuar se situata të tilla janë të pazakonta për ta, ndryshe nga ambienti ku stërviten zakonisht në Evropë.
Megjithatë, Kimmich u shpreh pozitivisht për eksperiencën në SHBA, duke e cilësuar si një përvojë të veçantë në prag të turneut botëror.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






