

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë ka goditur Indonezinë qendrore, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur, sipas autoriteteve lokale. Deri më tani raportohet për të paktën një viktimë dhe më shumë se një duzinë persona të lënduar.
Sipas të dhënave zyrtare, epiqendra e tërmetit të cekët është regjistruar në juglindje të qytetit Palu, një zonë me rreth 400 mijë banorë në provincën e Sulawesi Qendrore.
Lëkundjet janë ndjerë fuqishëm në Palu dhe në zonat përreth, përfshirë edhe Sigit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të kufizuara materiale në disa ndërtesa.
Agjencia Kombëtare e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) ka konfirmuar se nuk ekziston rrezik për cunami pas tërmetit.
Autoritetet vendase po vijojnë vlerësimin e dëmeve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura, ndërsa pritet një bilanc më i qartë në orët në vijim.
🇮🇩 OMG! Huge cracks have opened up on Palu–Napu road after a M6.7 earthquake hit central Sulawesi, Indonesia this morning 👀👀 pic.twitter.com/gILxc3Yx8o
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) June 16, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






